Funeral i Papa Françeskut mblodhi në Vatikan liderët botërorë, mes tyre edhe Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.Në Bazilikën e Shën Pjetrit, presidenti amerikan dhe ai ukrainas patën një takim të shkurtër para se të fillonte ceremonia mortore e Atit të Shenjtë.
Shtëpia e Bardhë tha se diskutimet mes dy liderëve ishin produktive.Presidenti ukrainas tha se takimi ishte simbolik dhe ka potencialin per tu bere historik, nëse arrihen rezultatet e duhura.Pas takimit me Zelensky, Trump kritikoi presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se ai nuk kishte arsye te sulmonte me raketa civilet e Kievit.
“Kjo mw bwn tw mendoj se ndoshta ai nuk dwshiron ta ndalojw luftwn”, tha Trump.
Ky ishte takimi I parë I Trump dhe Zelensky pas përplasjes së tyre në zyrën ovale, ku presidenti amerikan e akuzoi kreun e shtetit ukrainas se ishte treguar mosmirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara.Prej atëherë, tonet kanë qenë shpesh të ashpra, kryesisht nga presidenti amerikan, I cili madje e ka akuzuar Zelenskyn se filloi luftën me Rusinë.Para se të nisej për në Vatikan për funeralin e Papës, Trump tha se Ukraina dhe Rusia janë shumë pranë një marrëveshje paqeje.Deklarata e tij erdhi pasi I dërguari për luftën, Steve Witkoff, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan bisedime në Moskë.
Trump tha se negociatat ishin të mira, ndërsa Kremlini i përshkroi bisedimet – në të cilat Ukraina nuk ishte e pranishme – si konstruktive.Në nje postim mediat sociale Trump tha se shumica e pikave kryesore të planit janë rënë dakord dhe i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës të takohen në nivele shumë të larta dhe ta përfundojnë marrëveshjen.