Ra nga lartësia, humb jetën punëtori në Golem

AKTUALITET


Një 40-vjeçar humbi jetën në vendin e punës pasi ra nga lartësia në një objekt ku punonte. Shtetasi me iniciale D.H., ra nga një lartësi e konsiderueshme nga një ndërtesë që ishte në rikonstruksion.

40-vjeçari ka marrë plagë të shumta në trup, por humbi jetën në spital. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Golemit, ndërsa nuk dihen ende arsyet e rënies së tij.

Grupi hetimor vijon punën në vendin e ngjarjes.



Skip to toolbar