Racizmi në futboll, FIFA ashpërson masat për ekipet dhe lojtarët

Më të fundit


Federata botërore e Futbollit ka ashpërsuar masat për kodin e ri disiplinor kundër racizmit. Kodi i ri, që nis aplikimin që më 15 korrik, parashikon të aplikojë pezullim me10 ndeshje për futbollistët që do të shpallen fajtorë për sjellje diskriminuese. Në lidhje me koret raciste të tifozëve sanksionet do të shkojnë deri në humbje ne tavolinë për ekipin.

Këto masa FIFA i merr në kuadër të minimizimit të koreve diskriminuese dhe raciste brenda stadiumeve.

“Çdo diskriminim nga shkallët e impianteve, për ngjyrën e lëkurës, origjinën etnike, gjeografike apo sociale, apo edhe orientinim seksual, do sjellë dënimin e ekipit.”  – përcaktohet në masat e reja të FIFA-s.

Dënimet e parashikuara nga disiplina do të aplikohen vetëm në kompeticionet zyrtare të FIFA-s , përfshirë dhe ndeshjet kualifikuese për botërorin 2022.



Skip to toolbar