Vijon monitorimi me radar i segmentit që deri pak javë më parë shumë drejtues mjetesh e përdornin për gara shpejtësie. Policia Rrugore forcon kontrollet gjatë fundjavës, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.
Mësohet se në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, përgjatë 240 minutave, gjatë natës, pas kontrollit me radar janë konstatuar 4 drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, pas drejtonin mjetin me shpejtësi deri në 158 km/h.
“Në këtë aks ku si rezultat i monitorimit të pandërprerë më radar u pezulluan qindra leje drejtimi gjatë tre muajt e fundit, tashmë është në normalitet. Drejtues mjetesh që respektojnë sinjalistikën. Për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetëm katër shkelës të sinjalistikës për shpejtësi, nga këta: tre me masë administrative pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit dhe një për shpejtësi tej normave të lejura 158 km/h, të cilit ju tërhoq leja e drejtimit. Lajm shumë i mirë për të gjithë. Tashmë vëmendje e kontroll të pandërprerë edhe në rrugët interurbane Tiranë- Durrës – Tiranë, Elbasan , por jo vetëm, kontroll në ditët në vijim me radar në të gjithë vendin.