Nga Kongresi i PS, kryeministri Edi Rama u ndal te 21 janari, duke e cilësuar një çështje që ka mbetur peng i drejtësisë së vjetër. Drejtësia e re tha Rama, nuk ka vajtur ende te prokuroria e Tiranës. Ai nënvizoi se duhet menduar që drejtësia e re të rrisë dhe më tej profesionalizmin e saj.
“21 janari është peng i drejtësisë së vjetër. Dy kilometra janë. S’ka vajtur ende drejtësia e re te prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sundukët e gjysheve, jo gjysheve mos tu biem në qafë.
Në sundukët e maskarenjve të Shqipërisë që nga 1912 që penguan sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi t’i bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokurori të tjera gjykata të tjera se në çfarë gjendje janë por ne duhet të mendojmë seriozisht se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizmin e saj.
Drejtësia Europiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor e lirive dhe të drejtave të çdo individi të barazisë reale të të gjithë individëve para ligjit përfshirë dhe vetë prokurorët dhe gjykatësit që kurrsesi nuk duhet të bëhen një pushtet i pakontrolluar…”, tha Rama.