Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure me një thirrje për të gjithë qytetarët që të drejtohen drejt qendrave të vaksinimit.
Teksa publikoi disa pamje nga qendra e vaksinimit në Tiranë, dhe disa sekuenca ku mjekët ishin në luftë me covid, Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, që nisi nga 1 deri në 31 gusht.
“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që të shfrytëzoni muajin e hapur të vaksinimit për të gjitha moshat, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama.
