Rama – Bashës : Një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me postimin e liderit të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa nuk i ka kursyer irontë. Teksa ka shpërndarë reagimin e Bashës, kryeministri shton se “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë😀”.

5d9c5baa Ec4b 4037 Bf03 3d20984c18fc (1)

REAGIMI I BASHËS
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia.
Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.



Skip to toolbar