Kreu i qeverisë Edi Rama, nuk ka kursyer batutat as me përfaqësuesit e huaj ditën e sotme në aktivitetin ‘Shqipëria 2030 në BE-Rruga e Reformave’.
Rama ka thënë se nuk e priste që të vinte një ditë të fliste mirë për Këshillin e Europës, edhe për këtë sipas tij BE mos të bëhet xheloze se, sipas kryeministrit, Shqipëria i falet BE-së më shumë se myslimanët Allahut
“Nuk e prisja që do vinte një ditë që unë do shprehesha me tone kaq pozitive për Këshillin e Europës sepse prej vitesh KiE më është dukur paksa si një mauzoleum I të drejtave por jemi shumë mirënjohës realist për ekspertizën nga Këshilli i Europës për këtë proces të emisionit. Dhe e di shumë mirë që Valentina nuk bëhet xheloze se BE-në ngelëm duke e falenderuar mëngjes, drekë, darkë. Myslimanët pesë herë, i falen Allahut pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë.”-tha Rama.