Rama dhe Starmer takohen në samitin e liderëve europianë në Britani, diskutojnë për emigrantët

AKTUALITET


Në samitin e liderëve në Britani, kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me homologun e tij, Keir Starmer. Ata diskutuan marrëveshjen e Italisë për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri gjatë një bisede jozyrtare në Pallatin Blenheim, shkruan BBC.

Gjithashtu folën për çështjet e sigurisë europiane duke përfshirë migrimin, veçanërisht zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri, së bashku me mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, tha një zëdhënës i Downing Street.

Zëdhënësi tha se të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.



Skip to toolbar