Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se Tiranës do t’i shtohet Projekti i Parkut të Ri të Artit.
Teksa ka publikuar një foto me mjeshtrin e madh të arkitekturës, Kengo Kuma, shefi i qeverisë thotë se do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët dhe artdashësit dhe një destinacion të ri për turistët.
“Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkruan Rama.