Rama i kërkoi Contes shpëtimin e Alvinit. Lleshaj, prej 5 ditësh në kampin e Sirisë

AKTUALITET


Operacioni për shpëtimin e 11 vjeçarit shqiptar Alvin Berisha është realizuar falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Gjithçka është bërë e mundur gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Itali. Në takim me kryeministrin italian, Giussepe Conte kërkesa kryesore e Ramës ka qenë pikërisht zhvillimi i një operacioni të përbashkët shpëtimi.

Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me një grup të Forcave Speciale.

Lleshaj ndodhet ende në Siri dhe operacioni u bë në bashkëpunim më forcat italiane dhe ka zgjatur 5 ditë. Alvin Berisha po udhëton drejt Libanit dhe pritet të mbërrijë së shpejti në Romë.



Skip to toolbar