Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministri Arben Ahmetaj, ka inspektuar sot lagjen Lugina në Shijak, ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore për rindërtimin nga themelet të 30 pallateve.
Në këto pallate do të strehohen 500 familje, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se tashmë Shijaku do të kthehet stacion për turistët.
“E keqja ndodhi por për këtë aspekt ishte ‘bekim’ për Shijakun (termeti). Shijaku do të bëhet si stacion edhe për turistët. Me gjithë këto ndryshime që do të ndodhin, do bëhet stacion s’e e kanë dhe detin afër. Këtu janë vendosur të gjitha kanalizimet?!( I tregojnë projektin) Rruga lidhëse e lagjes duhet të jetë e plotë. Shumë mirë.”, tha Rama.
Kryeministri gjatë bashkëbisedimit me një banore shton se: “Ça nuk të vret, të forcon”.