Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në “Lungomare 4”, shëtitorja e re bregdetare në Vlorë, e cila pritet të kthehet në një tjetër pikë të rëndësishme atraktive për turizmin vendas dhe ndërkombëtar.
Gjatë inspektimit, Rama theksoi se projekti parashikon një zhvillim të integruar të zonës, përfshirë krijimin e hapësirave të reja për parkim, me rreth 250 vende aktuale, ndërsa kërkoi identifikimin e zonave të tjera për zgjerimin e kapaciteteve të parkimit.
Sipas tij, “duhet bërë një zgjidhje e re dhe më e plotë për parkimin”, duke theksuar nevojën për planifikim afatgjatë në funksion të fluksit të madh turistik.“Lungomare 4” është një projekt rreth 500 metra linear, i cili përfshin shëtitore 7 metra të gjerë dhe pistë biçikletash 2 metra. Aktualisht janë duke u realizuar punime nëntokësore, sistem vaditjeje dhe ndriçimi.
Sipas tij, projekti do të rrisë ndjeshëm cilësinë e hapësirave publike dhe do të forcojë më tej pozicionin e Vlorë si një nga destinacionet kryesore turistike në vend.
Gjatë inspektimit, u bë me dije se deri më 15 maj shëtitorja pritet të jetë e përfunduar dhe e gatshme për sezonin turistik, duke u kthyer në një nga lungomaret më të mëdha dhe më moderne në rajon
