Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në një aktivitet në Akademinë e Shkencave, ku do të pranohen 17 personalitete të shquara si akademikë të jashtëm.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se, Akademia e Shkencave nuk është një “karabina e zhveshur”, ndonëse theksoi se duhet ende punë për të plotësuar qëllimet që janë vendosur.
Ai thumboi dhe Metën, kur tha se “Ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndahehsin si ato dekorata presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skendërbeut.”
Rama pyet se si do ndjehej Aleks Buda nëse do të ngrihej nga varri për të vizituar akademinë e pas masakrës së vitit 2008.
Pjesë nga deklarata e Edi Ramës:
Unë kam patur dyshime se ky institucion mund të dilte nga agonia 30 vjeçare. Ndaj jam shumë i gëzuar që jam këtu sot dhe shikoj që sot është një insitucion i zakonshëm i cili nuk shquhet për keq edhe pse nuk shquhet për mirë në listën e akdamive anë e mbanë botës. Më në fund nuk është një karabina e zhveshur. Merita i takon kësaj skuadre akademikësh dhe padyshim dhe profesorit të çliruar nga zinzhirët e politikës.
Nuk kemi më një instutcion qëllimi i vetëm i cili u katandis dietave ose pensioneve të veçanta dhe asnjëinstitucion pas asnjë rol. Si do ndjehej Aleks Buda nëse do të ngrihej nga varri për të vizituar akademinë e pas masakrës së vitit 2008 dhe sot kësaj pyetje mund ti jap një përgjigje paksa lehtësuese sepse janë tre projekte që bëjnë krenar Aleks Budën.
Ka marrë fund koha kur titujt akademike shpërndahehsin si ato dekorata presidenciale dhe prej shumë vitesh me emrin e Skendërbeut dhe Naim Frashërit apo Nene Tereza një kohë kur aq sa mund të ndjehesh krenar për arsye legjitime të marrësh një prej tyre aq edhe ndjehesh i poshtëruar kur të nesërmen e sheh që të njëjtën gjë merr edhe një usta i tallavasë.
Jemi një vit larg nga një ngjarje e rëndësishme në Akademinë e Shkencave 5 vjetori i themelimit të saj edhe pse jemi një vend shumë më të gjatë akademike. Unë besoj se pranimi i 17 antarëve të jashtëm kërkimi në fusha të reja, hulumtimi në shkenca janë një arsye për të mos e pritur 5 vjetorin e këtij institucioni me kokën e ulur edhe pse nuk janë mjaft për ta pritur me kokën lart.
Këtu ka munguar në këtë kohë të fundit lidershipi organizimi dhe dëshira për tja u dhënë dijen e këtyre njerëzve sfidave të vendit përmes insitucionit serioz. Unë them që duhet pranuar se nuk është pak, inercia degraduse poshtëruese ja ka lënë vendin një inercie të re të qëndrueshme dhe ërpjepje për të ndryshuar me modesti.