Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka thumbuar nga Elbasani kreun e PD-së, Sali Berisha duke e quajtur një “stalker” të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Mirëpresim sa më parë stalkerin e fondit që të shfaqet në kala, edhe që të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës në mënyrë që ta marrin dhe këtë bekim se na duhet.

Këtu në Elbasan ka një besim të palëkundur tek hudhra si një komponent i rëndësishëm i mbajtjes larg të syrit të keq, por nëse do të nderonte me vizitën e saj këtu kukuvajka kanarinë ne do të ishim shumë mirënjohës sepse do të na jepte mundësinë ta forconim këtë marrëdhënien mafioze korruptive kriminale me fondin shqiptar të zhvillimit dhe të vendosnim të gjitha paratë e krimit të përbashkët në dispozicionin të qytetit të Elbasanit të bindur që nuk do të kishte sy të keq që do të na afrohej më sepse do të kishim një hudhër këtu point zero në dispozicion“, u shpreh Rama.



Skip to toolbar