Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore në vend, duke e cilësuar si një kriter thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 

Rama: Nuk besoj së është e vështirë që duke u kthyer pas në 2013, të gjithë të kaloni në filmin e kujtesës gjënë e gjallë që therej në rrugë. Rrugwt ishin thertore. Apo të gjitha autostradat e Shqipërisë që ishin të kufizuara nga tezgat dhe tregjet informale.Shumë përparim është bërë, por në raport me kriteret e sigurisë ushqimorë të BE jemi ende larg.

Kjo do të thotë që në momentin e anëtarësimit asnjë ushqim i prodhuar në Shqipëri nuk të shitet përvec se në Shqipëri dhe edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen se nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Dhe pastaj në skenarin më pesimist do të thotë që gjithcka që hahet të importohet.

Ndaj duhet një super punë por edhe një supervendosmëri nga ana jonë për të mos falur asgjë dhe askënd në emër të nevojës që të vijojë të punojë, gjithkush duhet vënë në pozita të forta pune se në rastin më të mirë janë 10 vjet përpara, nëse llogarisim 2030 si vit që jemi ulur në BE, dhe 5 vitet e ndërmjetme. Ndërkohë puna për t’u bërë është shumë e madhe.



Skip to toolbar