Rama: Konflikti në veri të Kosovës të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

KOSOVA


Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë qëndrimit në Moldavi me disa liderë të ndryshëm. Ai ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook disa momente ku në tavolinë ka qenë më Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrin holandez Mark Rutte dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Temë e diskutimit të tyre duket se ka qenë edhe situata në veri të Kosovës. Pasi thotë se rajoni ynë duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, për kryeministrin shqiptar, konflikti në Kosovë duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Sipas tij, i duhet dhënë fund kërcënimeve absurde duke e finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë të dy vendeve.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

Më herët, ishte Presidenti serb ai i cili postoi një foto nga takimi me Ramën dhe disa udhëheqës të tjerë të Ballkanit.



Skip to toolbar