Rama kritika të forta nga Moska për pushtetarët në Prishtinë: “Po shkojnë drejt një tragjedie strategjike”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, që ka vizituar Moskën si kryetari i OSBE-së në një prononcim për “Real Story” në News 24 deklaroi se me Lavrovin ka prekur tema të nxehta, që kanë interes edhe për Shqipërinë, siç është Kosova.

Rama kritikoi pushtetarët në Prishtinë, duke thënë se ata janë dritë-shkurtër, pasi nuk mbështesin dialogun Kosovë – Serbi.

“Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie cështjesh. Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim. Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtër në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet”, tha Rama.

Edi Rama u shpreh se kushdo që nuk do dialogun mes Kosovës e Serbisë, po ndjek në fakt një  strategji tragjike, duke nënvizuar se shqiptarët duhet të dëgjojnë Amerikën në disa politika të drejta.

“Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë. Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet.  Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse”, tha Rama.



Skip to toolbar