“Rama-Kurti nuk kanë kimi”/ Majko: Shqipëria, alfën dhe omegën e politikës së vet ka Kosovën

Më të fundit


Ish kryeministri, aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se Kosova është parësore në politikën e jashtme të Shqipërisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se Shqipëria ka një karrige në Këshillin e Sigurimit të OKB, çka e bën atë të rëndësishme për të ndërhyrë dhe për t’i qëndruar në krah Kosovës.

Sipas Majkos, midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk ka kimi.

“Mendoj se të paktëm janë dy arsye, që e bëjnë Edi Ramën të sillet si danez, ose gjysmë danez. Së pari, Shqipëria sapo ka marrë një rol sa i përket çështjes së integrimit evropian në rajon. E dyta, Shqipëria ka një status të ndryshëm nga të gjitha vendet e rajonit, ka një karrige në Këshillin e Sigurimit. Të dyja këto elemente, nuk e bëjnë Shqipërinë më pak të rëndësishme apo më pak të tërhequr. E bëjnë atë të rëndësishme të ndërhyjë në momentin e duhur, duke pasur këto dy mekanizma, për t’i qëndruar në krah Kosovës. Por që Shqipëria në këto momente është totalisht në krah të Kosovës, në Prishtinë shkuan pas ngjarjes ministri i Brendshëm dhe i Jashtëm. Mendoj që kjo është pasardhja e një krize që ndodhi me mos realizimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Nuk është sekret të thuhet që midis Ramës dhe Albinit nuk ka kimi, ose nuk ka kiminë që kanë pasur kryeministrat e mëparshëm. Shqipëria në këto momente, ka alfën dhe omegën e politikës së saj të jashtme, ka Kosovën”, theksoi ai.



Skip to toolbar