Rama “lidh” kollaren e fatit. E vesh për takimet VIP

AKTUALITET


Edi Rama është i njohur tashmë dhe shumë i komentuar, në Shqipëri dhe jo vetëm, për stilin e tij të veshjes. I akuzuar por edhe i vlerësuar, duket se Rama nuk ka hequr dorë nga ekspertimentimi dhe të qenurit “snob” me veshjen e tij. Që nga atletet në takime zyrtare, tek “çitjanet” e deri tek tek kollaret e shumta. E duke u ndalur tek ky detaj, Edi Rama duket se është i fiksuar pas tyre. Atë mund ta shohesh të mbaj që nga kollaret standarde, e deri tek ato “të cuditshme”. Gjithnjë duke u kujdesur që mos të dal dy herë në publik me të njëjtën. Por duket se një kollare bën përjashtim.

Në një kontroll të shpejt të rrjeteve sociale të Kryeministrit, bie në sy që në të paktën 4 takime, Edi Rama ka mbajtur të njëjtën kollare.  Duke nisur që nga Samiti i NATO-s, më pas takimi me Kancelaren Merkel, takimi me Presidentin Macron dhe i fundit, takimi i së dielës më Princin e Kurorës së Abu Dhabit. Bestytni?



Skip to toolbar