Për rreth një orë e gjysmë, kryesocialisti Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje në selinë rozë me kryesinë e PS dhe drejtuesit politk të qarqeve.
Gjatë kësaj mbledhjeje është marrë vendimi që Pandeli Majko të largohet si drejtues politik i qarkut të Kukësit.
Në vend të tij është emëruar Eduard Shalsi.
Ndërsa Majko, mësohet se do të vijë në Tiranë, e do t’i caktohet një zonë elektorale, ashtu si në rastin e Blendi Gonxhjas që iu caktua zona e Kombinatit.