Edi Rama: Sot jemi në këtë mbledhje të posaçme të fundmuajit ku këtë radhë do të jetë qeveria që do të raportojë përpara grupit. Duke qenë se temat e posaçme që do të lidhen me çdo sektor do të trajtohen me ministrat përkatës. Unë dua që të ndaj këtu me ju, duke përfituar nga prania e publikut, opinionin që është krijuar me situatën komplekse ku ndodhemi. Vendi ynë pas një fitoreje historike nga ana jonë, pas çeljes të të gjithë grupkapitujve në një kohë rekord, si dhe pas zhvillimeve që lidhen me ecurinë dhe me fatin e reformës në drejtësi, aq edhe me fatin e shtetbërjes demokratike të Shqipërisë në BE. Unë besoj që duhet të shohim së bashku në një udhëkryq të ri.
Rama mbledh grupi parlamentar dhe qeverinë: Sëbashku jemi në një udhëkryq të ri
Më të fundit11:02 - 26/02/2026
