Rama mbledh kryesinë e PS, fokusi te zgjedhjet e vitit 2025

AKTUALITET


TIRANË– Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë takimeve në aktivitetin “Deputeti që duam”, konfirmoi se në orën 18:00 do të mbajë një mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste.

Kryesocialisti tha se fokusi i këtij takimi është puna për betejën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare 2025.

Ai kërkoi nga të rinjtë të japin kontributin e tyre për PS , por dhe vizionin e shpallur prej tij dhe të cilësuar si “Shqipëria 2030”.

“Do mbledhim udhëheqjen në 18:00 dhe do flasim me pjesën tjetër, me atë pjesë, që ka detyrën të udhëheqin dhe betejën e ardhshme, sa më shumë prej jush uroj t’ju kemi në krah dhe mundësisht t’ju kemi edhe në skuadrën e parlamentit të ri, por edhe në skuadrën më të gjerë të qeverisjes për Shqipërinë 2030″, tha ai./ abcnews.al



Skip to toolbar