Rama mbledh kryesinë, në fokus situata brenda PS

POLITIKË


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së martës kryesinë e Partisë Socialiste, ku pritet që të zbulohen detaje nga porositë që ka lënë për grupin, ministrat dhe pushtetin lokal nga mbledhje e qeverisë që u mbajt një ditë më parë në Golem. Në fokus pritet që të jetë edhe situata brenda PS-së.

Ditën e djeshme, Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të diskutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.

I pyetur nëse do të ketë shpërblim për Vitin e Ri për pensionistët, kryeministri Rama dha shpresë kur tha se sot do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë për vendimin final.



Skip to toolbar