Kryeministri e ka nisur ditën e mërkurë me një lajm të mirë për Tropojën. Ai ka publikuar fotot
nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e rrjetit të ujësjellësit në Tropojë.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e rrjetit të ujësjellësit që siguron pas dekadash të tëra 24 orë ujë në ditë për banorët e Tropojës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një mesazh ky që duket si një provokim për ish kryeministrin Berisha i cili është nga Tropoja dhe për dekada e la qytetin e tij të lindjes pa një investim të tillë në rrjetin e ujësjellësit. Ndërsa Rama në prag të zgjedhjeve jep këtë lajm të mirë për banorët e Tropojës, një pjesë e të cilëve të nxitur nga PD, u munduan të martën t’i pengonin takimin elektoral.