Rama ndan tingujt e këngës “Thuaja rini”, e realizuar nga të rinjtë korçarë

AKTUALITET


“Thuaja rini”, një prej këngëve më të bukura shqiptare, vjen këtë herë e realizuar ndryshe nga një grup të rinjsh korçarë.

Talente në art, teknologji, sport, media e fusha të tjera, ata janë bashkuar për të sjellë një version ndryshe të kësaj kënge.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky interpretim, i realizuar me mjeshtëri nga të rinjtë e Korçës.

Me muzikë të Agim Krajkës dhe tekst të Xhuliana Jorganxhi, kënga “Thuaja rini” është interpretuar fillimisht nga Parashqevi Simaku, duke përcjellë një mesazh të fortë edhe për ditët e sotme.



Skip to toolbar