Nga Asambleja e PS në Vlorë, kryesocialisti Edi Rama u ndal edhe një herë në zhurmën e krijuaj për negociatat e Shqipërisë me BE.
“Kemi hapur kapitujt se kemi qenë gati. Komisioni merret me cfarë ka bërë apo jo një shtet konkretisht. Ndërsa shtetet shohin politikisht, mjafton njëri të thotë JO, dhe ne nuk avancojmë dot dhe kështu n aka ndodhur tre herë.
Në periudhën e fundit na ka ndodhur e kundërta që për cdo gjë që KE, ka cuar në tryezën e shteteve në favorin tonë, kanë thënë të 27 OK vazhdojmë përpara.
Këtu shpërtheu furtuna, u bllokuan negociatat, se ndodhi kjo se ndodhi ajo. Dhe papritur të gjithë ata që thonin se ne kurrë nuk do arrijmë të shkojmë te dera e BE, vunë kujën duke thënë ne ishim te dera dhe na e mbylli Rama. Jemi bërë shumë të fortë për të qenë të pranueshëm nga të tjerët. Morëm 83 mandate, nuk na e gëlltit dot askush që nuk është pjesë e jona. Të gjithë kërkojnë të shpikin cdo ditë cfarë do qoftë për ta goditur e lënduar PS. Kjo është normale. Ajo që nuk është normale është që trupa jonë të humbasë fokusin nga gjëra që kanë rëndësi, të bjerë në vetëkënaqësi. Dhe të krijojë imunitet nga gjithë kjo baltë, që synon të corientojë opinionin publik dhe mjegullojë sytë e anëtarësisë sonë.
Pse ka rëndësi për të folur për këtë, për të kuptuar si na shohin të tjerët dhe sa me padurim presin të prodhojnë lajme deri absurde dhe për të shtuar baltën që hidhet përditë dhe duke penguar pamjen për njerëzit ca ndodh me të vertetë”, u shpreh Rama.
