Rama në Bruksel: Së shpejti krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ

AKTUALITET


Teksa ndodhet në Bruskel për takimin me Presidentet e KE-së dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të krijohet Komiteti i Përbashkët Konsultativ me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke mbi hapat e mëtejshëm drejt BE-së, Rama u shpreh se konsultimet me organizatat e shoqërisë civile për këtë proces, janë të domosdoshme.

Kemi patur një diskutim mjaft të lirë dhe të këndshëm. Më vjen mirë që mendojmë njësoj për një sërë çështjesh.

Tejet inkurajuese dhe na sjell energji të reja fakti që kemi mundësi të finalizojmë procedurën e krijimit të Komiteti të përbashkët konsultativ. Provë kjo e besimit se procesi i integrimit në BE nuk i përket vetëm qeverisë, por qytetarëve dhe përfshirjes së shoqërisë civile.

Na jep mundësinë t’u tregojmë qytetarëve dhe aktorëve në vendin tonë, nëpërmjet një institucioni këtu,  në këtë kompleks institucionesh në BE, që të kuptojmë se sa e rëndësishme është që rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë për të cilën duhet e gjithë shoqëria.

Konsultimet me organizatat e shoqërisë civile si një punë  normale dhe e rregullt për çdo nismë kyçe për këtë proces është e domosdoshme. Me anë të këtij angazhimi, konsultimeve, do shohim se konsultimet do bëhen më thelbësore dhe ky ndërveprim brenda shoqërisë sonë do bëhet edhe më i rëndësishëm për të gjithë”, deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se me Komitetin e Përbashkët Konsultativ, një mekanizëm i rëndësishëm është dhe dialogu me Komitetin Ekonomik dhe Social Europian.

“Me këtë komitet të përbashkët konsultativ që do krijohet së shpejti do kemi dhe një mekanizëm shumë të rëndësishëm dialogu me Komitetin Ekonomik dhe Social Europian.

Natyrisht synimi është që të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë, prove që të tregojmë se ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka të mundemi për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE.

Në frymën e punës së këtij komiteti, që ka qenë një aktor shumë aktiv në qasjen e përshpejtuar të integriumit europian, duke kupotuar nga faktet se Brukseli ka zemër, ky është vërtet lajm i mirë”, u shpreh ai.



Skip to toolbar