Rama në Itali/ Meloni: Qendër pritjeje për refugjatët në Shëngjin

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë pune në Itali. Rama u prit me ceremoni shtetërore në Palazzo Chigi në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, kreministrja italiane njoftoi marrëveshjen e arritur me kreun e qeverisë shqiptare sa i takon cështjes së emigracionit të paligjshëm. Në kuadër të marrëveshjes, Meloni tha se do të ngrihet një qendër pritjeje për refugjatët në portin e Shëngjinit.

“Në një takim që kemi zhvilluar kemi patur edhe iniciativa lidhur me migrimin. Fenomeni nuk përballohet vetëm. Kemi qenë mes trajtimit brenda dhe jashtë BE. Kemi punuar së bashku për të forcuar këtë bashkëpunim.

Punuam me Ramën për emigracionin e paligjshëm, trajtimin brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria do të japë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Italia do të kontribuojë financiarisht

Refugjatët që kërkojnë aziil do të rrinë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kerkesa. Fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit do të jetë Italian. Porti i Shengjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Do ketë një strukturë tjetër, pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e observimit. Ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardshme. Jam e kënaqur me punën e bërë me mikun tim, Edi Rama. E konsideroj këtë një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë europiane. Duhet të bashkëpunojmë në një frymë europiane. Shqipëria një mike e Italisë dhe Bashkimit Evropian. Po sillet sikur të jetë vend anëtar i BE-së praktikisht.

Italia është një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Shqipërisë në BE. Besoj, se Ballkani Perëndimor është një vend europian, ne e kemi mbështetur këtë ribashkim të Evropës. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, do e bëjmë në mënyrën më të qartë, një model për t’u ndjekur.” u shpreh Meloni.



Skip to toolbar