“Rama në Izrael përfaqësoi historikun e Shqipërisë”/ Bejko: Berisha politikani më i izoluar pas Enveri

Më të fundit


Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te roli i Sali Berishës në opozitë dhe ndikimi i tij në marrëdhëniet e Shqipërisë me ndërkombëtarët.

Sipas Bejkos, Berisha ka qenë i izoluar gjatë fazave të opozitarizmit, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sot gjendet në një situatë edhe më të rëndë politike, pas shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mungesës së mbështetjes nga Bashkimi Europian.

Ai theksoi se ky izolim e bën Berishën një nga politikanët më të izoluar në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës, duke krijuar një kontrast që, sipas tij, forcon pozicionin e kryeministrit Edi Rama në arenën ndërkombëtare.

Bejko shtoi se shqetësimi kryesor i ndërkombëtarëve lidhet me mungesën e rotacionit politik në Shqipëri, duke e konsideruar moslargimin e Berishës si një nga faktorët kryesorë. Në këtë kontekst, ai vlerësoi edhe fjalimin e Ramës në Izrael, duke e cilësuar korrekt, të balancuar dhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë dhe historikut të saj.

“Berisha në fazat e opozitarizmit ka qenë i izoluar, e aq më tepër nga ndërkombëtarët. Në opozitën e dytë Berisha ka qenë udhëzuesi i vendimeve radikale të PD. Vijmë tek momenti i tanishëm, është më zi. Berisha i shpallur ‘non grata’ nga dy superfuqi, SHBA dhe Britani, nuk është i pranuar as nga BE, na del që Berisha është politikani më i izoluar në Shqipëri, pas Enver Hoxhës.

 Kjo bën kontrastin e madh që Rama del edhe më i ngritur, për shkak të izolimit të ti. Ndërkombëtarët të paktën ata që e kanë mirësi ecjen e Shqipërisë përpara e kanë si shqetësim faktin e mbylljes së rotacionit në Shqipëri dhe shkak për këtë është Berisha. Ajo që i shqetëson më shumë është mos spostimi i Berishës. Rama është në Izrael, fjalimi i tij ka qenë shumë korrekt dhe shumë i balancuar dhe të mos harrojmë që është kryeministri i një vendi me besim mysliman. Mendoj që Edi Rama e përfaqësoi shumë mirë, por e përfaqësoi shumë mirë edhe historikun e Shqipërisë”, tha Bejko



Skip to toolbar