Kryeministri Edi Rama pas Kievit dhe Uashingtonit, pritet që në 26 Shkurt të udhëtojë për në Moskë, në cilësinë e Kreut të OSBE-së. Burime për Real Story kanë konfirmuar se deri me tani është konfirmuar vetëm takimi me Ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov. Por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim, të ketë dhe një konfirmim të dytë për një takim me Presidentin Vladimir Putin. Ashtu sicc në fakt ka qenë dhe kërkesa e palës shqiptare.
Që prej vitit 2002 kjo është vizita e parë e një zyrtari të lart shqiptarë në Moskë. Në atë kohë ishte Ilir Meta, i cili në cilësinë e zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, është takuar me homologun e tij të atëhershëm Igor Ivanov. Aty për herë të parë Moska, sipas burimeve i kërkoi Shqipërisë qasjen që ajo kishte për Kosovën. Pas 18 vjetësh Kosova mbetet sërish nyje mes dy vendeve, ndërkohë që mbi tavolinë është Krimeja. Putin ka folur për ngjashmërinë mes dy rasteve.