Rama në OKB, prezanton prioritetet e kryesimit të OSBE

AKTUALITET


Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE, ka prezantuar prioritetet e Shqipërisë gjatë 2020 si kryesuese e OSBE, përpara  Këshillin e Sigurimit të OKB.

Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se marrja e kryesimit të OSBE-së ishte një ngjarje madhore për Shqipërinë. Po ashtu Rama theksoi se vullneti politik është kyç për paqen, ndërsa shtoi se një nga përparësitë e Shqipërisë është zbatimi i angazhimeve. Mes të tjerash ai tha se korrupsioni është kërcënim madhor, duke shtuar se në Tiranë do të organizohet një tryezë kundër këtij fenomeni.

‘OSBE është një shtyllë e rëndësishme e rendit ndërkombëtar dhe në axhendën tonë është zhvillimi i qëndrueshëm. Jam i vendosur si kryetar i OSBE për të rritur bashkëpunimin dhe të përballimin e sfidave. Pikat kyçe janë siguria kombëtare dhe të promovojmë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtësi. Në krye të OSBE objektivi kryesor do të jetë mbrojtja dhe të bëjmë diferencën në terren. OSBE ka provuar se mund të dislogohet në vende të ndryshme pas konfliktit, prandaj përpjekjet për zgjidhjen e krizave mbetet parësore për ne si kriza në Ukrainë. Gjatë vizitës në Ukrainë theksova përkushtimin tonë për të çuar përpara marrëveshjen e paqes dhe arritjen armëpushimit atje. Pavarësisht marrëveshjes së paqes ende ka viktima atje. Në Ukrainë kërkojnë një monitorim të OSBE atje për zbatimin e plotë të paqes’ tha Rama

Duke marrë si shembull qeverinë që ai drejton, Rama u shpreh se nën kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria do të angazhohen më shumë gra në proceset e paqes.



Skip to toolbar