Rama në Përmet, opozita i del para. Tërmeti përshëndet Tritanin: kur do pijmë kafe?

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama është zhvendosur këtë fundjavë në qarkun e Gjirokastrës për të zhvilluar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, për të cilat shprehet i vendosur që do të realizohen, pavarësisht dekretit të Presidentit, që i anuloi.

Ashtu si dje në Sarandë dhe çdo qytet ku ka qenë, edhe të dielën Rama është tentuar te pritet me protesta nga militantët e PD-së dhe LSI-së në Përmet. Grupi i vogël i militantëve me ish-deputetët e dy forcave opozitare në krye kanë dalë në protestë që t’i bllokojnë rrugën, ndërsa policia ka marrë masat për shmangien e incidenteve. Gjithsesi, eskorta e kyreministrit Rama ka arritur të kalojë pa ndonjë incident të rëndë.

Në protestën e vogël të opozitës në hyrje të Përmetit për t’i bllokuar rrugën kryeministrit Rama ishte edhe ish-deputeti demokrat Tritan Shehu. Në momentin që kaloi eskorta e kryeministrit, Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ndaloi makinën, pasi kishte një mesazh për Tritan Shehun. “Zoti Tritan, respekte, respekte, ej do e pimë kafen pastaj?‘. Tritan Shehu deklaroi pas protestës së organizuar me pak militantë të PD se Rama hyri në Përmet i maskuar dhe me një numër gjigant makinash e policësh të armatosur.

Kreu i PD ka bërë thirrje që në çdo qytet të angazhohen strukturat e PD për të mos lejuar Ramën që të zhvillojë takime elektorale, ndërsa deri më sot përplasja më e fortë ka qenë ajo në Shkodër, ku policia u përdori gaz lotsjellës për të mbajtur nën kontroll protestuesit e opozitës, të kryesuar nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe ish deputeti i PD, Flamur Noka, pasi ata qëlluan me pllaka nga pedonalja ndaj FNSH-së.



Skip to toolbar