Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News24 ka thënë se vizita e Ramës në Rusi nuk do të ndryshojë gjë lidhur me raportet dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Rusia nuk ka pasur qasje pozitive ndaj Kosovës thotë Vasjari, dhe ka qenë kundër interesave shqiptare. Analisti thotë se Shqipëria në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë s’mund të vijojë pa marrë parasysh dhe qëndrimet e faktorit rus ndaj Kosovës.
”Ne në raport me shtetet e mëdha s’mund të pretendojmë reciprocitet. Ne jemi dytësore, dhe minorë dhe nuk mund të kushtëzojmë. Rusia nuk ka pasur sjellje të favorshme për Shqipërinë. Nuk mund të ndajmë sjelljet që ka pasur Rusia për Kosovën. S’mund ta ndajmë këtë marrëdhënie Rusi- Shqipëri, por Rusi- shqipëtarë. Dhe faktori rus ka qenë qartësisht kundër interesave shqiptare. Ne këtu kemi qenë dhe kemi shfaqur problemin me influencat ruse në Ballkan, por partnerët tanë SHBA, BE kanë qenë shumë të qartë kujdes se influenca ruse po forcohet ndjeshëm. Kryeministri jonë protokollisht duhet që të takonte kryeministrin rus.
Unë them që përtej faktit që shkoi kryeministri shqiptar, dhe kryesuesi i OSBE e meritonte të takotne kryeministrin rus. Për ta përmbledhur them që nuk ka pse të na shkaktojë një entuziazëm fals dhe të rremë me Rusinë. S’mund të na çojë në një rivendosje marrëdhëniesh me Rusinë, pasi Rusia nuk rezulton të ketë pasur një qasje pozitive lidhur me Kosovën.”- tha Vasjari.