Rama në Salzburg: Ne s’biem dakord as për kohën, por nga BE nuk heqim dorë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër, ndërsa merr pjesë në Forumin Convoco, në Salzburg, ku ka deklaruar se pavarësisht krizës politike në vend, pasi politikanët nuk bien dakord as për kohën, nga Europa nuk do heqim dorë.

 “Europa është së pari projekt paqeje dhe për të mirën e gjeneratave të tjera, prandaj s’mund të heqim dorë. Europa nuk po shkon mirë, po ne prapë e duam. Nuk të futemi që t’i shtojmë kokëçarjen drejtuesve të Europës, por duam të ndërtojmë një vend Europian”, tha Rama.

Sipas tij, BE është e rëndësishme dhe integrimi është unik, sepse na jep mjetet për t’u modernizuar, për të ndërtuar institucionet, një sistem drejtësie të besueshëm, mbi shqiptarët duhet të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por ka nevojë për mbështetje e madhe. “Për ne rrugëtimi ka më shumë rëndësi se mbërritja. Mund të fitojmë aftësitë që ka Evropa”, ka deklaruar Rama.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë është pyetur edhe për zgjedhjet e 30 qershorit dhe krizën e thellë politike në Shqipëri. Ai është shprehur se politikanët shqiptarë nuk bien kurrë dakord, madje as për kohën. “Ne kemi një jetë shumtë të vështirë politike. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord. Ne nuk biem dakord as për kohën. Duhet të piqemi, sepse demokracia nuk është e thjeshtë”, deklaroi Rama.

Po ashtu, Rama ka zbuluar bisedën telefonike me Carsen pas thyerjes së kërpudhës gjatë protestës së opozitës, duke u shprehur se ai i ka propozuar që kërpudha të rikthehej në po të njëjtin vend, por 25% më e lartë se më parë. “Gjithmonë kam menduar se ndërtesat mbrohen me bukuri, jo me ushtarë e gardhe. Hoqa gardhin dhe bëra një bibliotekë, një sallë të vogël kinemaje. Kam thënë që edhe protestuesit mund të vijnë, por protestuesit kanë një problem, sepse nuk debatojnë, nuk janë më protestues. Në hyrje të Kryeministrisë e thyen kërpudhën, ishte e vështirë t’i shpjegoja Carsen që protesta ishte politike dhe ishte kundër meje, jo kundër kërpudhës. Ai më mori në telefon dhe më tha se kishte një ide të madhe. Më tha se duhet ta bëjmë kërpudhën 25% më të lartë, që kushdo që e prek, ajo do të kthehet më e lartë. Më duket shumë e bukur, të mbijetosh me rritje, e të reagosh duke u rikthyer”, ka thënë Rama.

ERTV Live😊: Salzburg, Forumi Convoco – Pjesë nga komunikimi me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine” në Londër; një bashkëbisedim mbi artin, politikën, Shqiperinë dhe Europën

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 28. Juli 2019


Skip to toolbar