Një shtrëngim duarsh, një buzëqeshje, një batutë dhe një foto familjare bashkë. 19 shkurti shënohet si një ditë historike për Shqipërinë, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që takoi e shtrëngoi duart me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Shqiptarja tjetër, Presidentja e Kosovës po ashtu mori një shtrëngim duarsh dhe disa fjalë të shkëmbyera me Trump.
Në foton e përbashkët, kryeministri Rama si mysafir u vendos pas të zotit të shtëpisë, Presidentit të SHBA, Donald Trump në sallën mikpritëse të hapjes së mbledhjes së parë të Bordit të Paqes.
Pas, në mbledhjen e Bordit të Paqes, Ramës në emër të Shqipërisë iu rezervua një karrige ne rreshtin e parë te krahut të djathtë të të ftuarve, mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Përshëndetje speciale, erdhi nga vetë Presidenti Tramp në fjalën e tij.
“Jemi të nderuar të na bashkohet sot me ne kryeministri Rama i Shqipërisë.” tha Trump.
Kur ka kaluar mbi një vit nga rikthimi i Donald Trump si President i SHBA, në Shqipëri lindi pyetja, më kë është tani Amerika, me Ramën apo me Berishën?
Kësaj pyetje sot i erdhi përgjigjia. Amerika është me Shqipërinë. Rama shkoi, takoi dhe firmosi në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump, me cilësinë e kryeministrit te saj, kurse Berisha vijon aty ku e la, non grata. Sërish ai nuk e kalon dot oqeanin. Duhet të ngushëllohet me faktin se koston e tij, nuk po e paguan i vetëm. Për demokratët qe e ndjekin nga pas tani po del profecia e ambasadores amerikane, Yuri Kim: “Do të ishte një ironi historike por edhe po aq tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”
