Rama nga Fieri: Shqipëria drejt pavarësisë energjetike dhe eksportit neto brenda kësaj dekade

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Fieri se objektivat afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin ekonomik janë të lidhura ngushtë me diversifikimin energjetik të vendit dhe pavarësinë e plotë energjetike.

Kryeministri theksoi se brenda kësaj dekade, Shqipëria pritet të arrijë pavarësinë e plotë energjetike dhe të transformohet në një vend eksportues neto të energjisë elektrike.

“Mendojmë se pavarësia e plotë  energjetike e Shqipërisë është afër dhe transformimi në një vend eksportues neto të energjisë elektrike është afër. Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë totalisht i pavarur në raport me energjinë nga çdo ndikimi i jashtëm dhe do të kalojë në eksport neto”, tha Rama.   

Rama u shpreh se strategjia e qeverisë synon diversifikimin e burimeve të energjisë, duke kaluar nga një sistem i bazuar pothuajse tërësisht në hidrocentrale drejt burimeve të rinovueshme si dielli dhe era.

“Diversifikimi i bazës, që deri dje varej vetëm nga hidrocentralet , dhe kjo është gjithnjë e më e paparashikueshme për shkak të ndryshimeve klimatike, ka nisur të japë rezultat. Sot, 10% e prodhimit vjen nga dielli dhe janë në fillim disa projekte të rëndësishme për energjinë nga era. Po punojmë edhe për zbatimin e teknologjive inovative si sistemi i pompimit të ujit”, u shpreh Rama.



Skip to toolbar