Rama nis vizitën në Hungari, pritet në takim nga homologu Viktor Orban

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, vendi i cili mban edhe presidencën e radhës të BE-së.

Rama është pritur nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, me të cilin ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë.

Gjatë vizitës zyrtare pritet që mes Shqipërisë dhe Hungarisë të firmosen disa marrëveshje, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështjet e sigurisë dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor.



Skip to toolbar