Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga brenda spitalit COVID 4 për të cilin thotë se është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit.
Rama thekson se në këtë luftë ku qeveria nuk do të lërë asgjë mangët, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën.
“MIRËMËNGJES ?
Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangët, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën?
#GjithçkaPërShëndetin
#MASKA?
#DISTANCA↔️
#HIGJIENA?
dhe mbi të gjitha, të shmangim çdo dalje nga shtëpia që nuk është e domosdoshme..”, shkruan Rama.

