Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga punimet e shkollës së re në kryeqytet, “Vaçe Zela”.
Përmes rrjetit të tij social Facebook, Rama uron një javë të mbarë, duke shkruar se kjo shkollë e re është një shëmbëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë. Ai shtoi se gradualisht shkolla po merr formë për të pritur 1500 fëmijë.
Kryeministri videon nga pamjet e punimeve të shkollës së re e ka shoqëruar edhe me këngën e Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.“MIRËMËNGJES dhe me shkollën e re “Vaçe Zela” në kryeqytet, një tjetër shembëlltyrë e bindjes se Shqipëria është e ardhmja jonë, e cila po merr formë ditë pas dite, për të pritur 1500 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.
