Rama: Open Balkan njësi zbatimi për procesin e Berlinit! Von der Leyen: E mirëpritur, por …

Më të fundit


Presidentja e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama janë pyetur në konferencë për shtyp për Procesin e berlinit dhe “Open Balkan”.

Rama ka siguruar se janë i njëjti process, ndryshimi i vetëm është se njëri drejtohet nga partnerët ndërkombëtare kurse i dyti nga vetë vendet e rajonit.

Von der Leyen tha se çdo iniciativë në Ballkan është e mirëpritur, me kusht që të jetë e hapur, gjithpërfshirëse dhe në të mirë të vendeve.

Von der Leyen: Po të shohim ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve dhe tregun e përbashkët rajona, mendoj se Procesi i berlinit është kuadri që po shtyn procesin dhe integrimin përpara si kuadër që 6 vendet e rajonit dhe ekonomitë e tyre nga të cilat përfitojnë. Kjo ka qenë përvoja jonë në BE.

Çdolloj iniciative brenda Procesit të Berlinit, apo bashkëpunuese mirëpritet prej nesh. Nuk duhet të shohim fjalët, por kontekstin. Të jetë process i hapur, gjithpërfshirës, i shtyn të gjithë të ecin përpara, if ton të gjithë dhe thellon bashkëpunimin që të ketë integrim të thellë. Kjo është pjesë e procesit.

Edi Rama: Nuk jam i zhgënjyer, që të zhgënjehesh duhet të gënjehesh. Nuk më ka gënjyer mendja që ky process është i parashikueshëm. S’kam zhgënjim, e di çfarë ndodh në BE, e di çfarë ndodh në Këshill Europian, njëherë ka zgjedhje, tjetri zgjedhje, vijnë të tretët nxjerrin diçka. Kjo është mënyra s’i funksionon. Nuk kam gjë. Është mënyra si ëshët organizuar BE, kërkon durim, kohë, qetësi. Ajoq ë për ne është e rëndësishme, nukë shtë se e bëmë apo jo një konferencë me zoom, dueht të bëjmë punën. Për sa kohë kemi mbështetjen e KE, asistencën me të gjithë dijen dhe ekspertizën e BE, objektivat përpara, realizojmë objektivat, e kemi bërë detyrën.  Për një gjë që nuk varet nga ne s’kemi arsye të gënjehemi a zhgënjehemi. E them pa ironi, cinizëm. Ky është realiteti, nuk e ndryshojmë dot botën. Mund të ndryshojmë Shqipërinë, BE e ndryshojnë ata që e themeluan dhe që janë brenda tij sot. Nëse duan ta ndryshojnë, për aq sa munden, ne nuk e ndryshojmë dot. S’mund të imponohemi, duhet ti imponohemi të ardhmes me punë. BE është aleat i pazëvendësueshëm.

Von der Leyen: Dera është e hapur, po hapet gjithnjë e më shumë. Ju keni ecur goxha, keni bërë shumë punë nët ë shkuarën, Shqipëria ka punuar fort. Ju përgëzoj! Vetë procesi ka sjellë të mira për Shqipërinë. Duam që të jemi krah nesh, të jeni krah nesh. Do i thoja shqiptarët që keni shumë miq në BE, përfshirë mua, dhe po punojmë fort për objektivin. Të punojmë secili prej nesh me gjithçka mundemi.

Edhe njëherë më lejoni të them që Procesi i berlinit ka filluar, në mënyrë që të ketë integrimt të tregut të përbashkët. Keni angazhimin tim që ta shtyjmë para Procesin. Mund të ketë iniciativa, por duhet të jenë gjithpërfshirëse dhe synimin e integrimit. Këto iniciativa do të mirëpriten, të realizojnë objektivat e përbashkëta.

Rama: Do e përsëris sërish. Ky nuk është proces i dytë që konkurron me të parin, apo që aq më pak bie ndesh me të parin. Procesi i berlinit është iniciuar nga kancelarja gjermane, u përqafua nga BE, është përqafuar nga KE, por nuk ecën dot me ritmin që ne duam, në rast se ne nuk marrim përsipër ta shtyjmë përpara, por presim ta shtyjnë nga Berlini apo Parisi apo Brukseli. Është i njëjti. I vetmi ndrsyhim që Procesin e Berlinit e udhëheqin miqtë e partnerët tanë, kanë një mijë e një halle të tjera. Nuk zgjohen me pyetjen si po ecën.

Mbi të gjitha principet e përcaktuara nga procesi i Berlinit ne të shtyjmë përpara. U bënë pak nga pak 8 vjet që ka nisur procesi i Berlinit dhe akoma kemi mure me barriera jo tarifore, nuk kemi njehsimin e dokumenteve që i duhen eksportuesve për të mos qëndruar në kufi, kemi regjime nga më të ndryshmet. Pse? Do merret vesh kancelarja gjermane me Presidentin eFrancës për perimet apo do i bëjmë ne.

Paqja përfundimtare dhe shkrirja e akujve erdhë pas vitesh e vitesh kur u ndërtua besimi me një marrëveshje këtu e atje. Po për cfarë u bënë ato marrëveshje? Për të harruar luftën, të shkuarën? Jo! Ato marrëveshje u bënë sepse njerëzit duhet të jetojnë, të ushqehen,  të arsimohen njerëzit të kenë më shumë pune e të ardhura.

Pra, Ballkani i hapur, është vendosur dhe do bëhet dhe cdo vit e më shumë do provohet që është gjëja e duhur dhe do të jetë hapsira ku të gjithë do vijnë, njëri me shpejt tjetri më vonë. Është një interes strategjik dhe është mekanizmi që bën procesin e Berlinit. Është njësia e zbatimit të projektit të procesit të Berlinit. Ne duhet të jemi njësia e zbatimit të projektit, nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani as në Francë, nuk e kanë për detyrë ta bëjnë këtë se janë votuar për të bërë shumë gjëra më përpara, se sa të merren të bëjnë Ballkanin e Hapur apo të merren me gjithë kalamajtë e Ballkanit.



Skip to toolbar