Rama: Opozita rrugore s’ka asnjë vullnet. Mban integrimin peng të axhendës së tyre

AKTUALITET


Kryeministri Rama në fjalën e së enjtes në Kuvend komentoi qëndrimin e opozitës në lidhje me negociatat dhe integrimin, duke thënë se ajo nuk ka asnjë vullnet politik për të bashkëpunuar në këtë proces, por madje e mban atë peng të axhendës së tyre politike.

“Ne mbetemi të vendosur që të stimulojmë një proces dialogu me opozitën, po padiskutim s’kemi asnjë gatishmëri për te negociuar Kushtetutën, si ligj themelor që na imponon të gjithëve ta respektojmë, në funksion të zgjedhjeve që i përkasin popullit sovran dhe nuk i përkasin partive. Ne kemi gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësine e këtij parlamenti. Një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur t’u themi, na falni por ata që nuk i zgjodhët për të qeverisur do të kenë prioritet në raport me ju që na zgjodhët të qeverisim.

Partive u takon që të jenë bashkë në një zë. Fatkeqësisht mjafton të dëgjosh reagimet e opozitës rrugore në raport me çeljen e negociatave për të kuptuar jo vetëm se s’ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithe ne.

 Ata nuk e duan as zgjerimin e Europës dhe as çekljem e negociatave. Është për të ardhur keq. Është e pakuptimtë. Negociatat nuk janë për qeverinë dhe nuk vazhdojnë vetëm me një mandat qeveritar. Ky është një proces ku të gjitha palët kanë patur detyrat dhe rolin e tyre. Dhe ta kthejnë këtë proces në peng të axhendës së tyre politike, është e pa parë në asnjë vend që ka kaluar këtë proces.

Megjithatë ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Ata nuk janë të zgjedhurit tanë”, tha Rama në seancë.



Skip to toolbar