Rama paralajmëron ministrat: Mbajini larg familjet, kushërinjtë e krushqit nga fondet publike

Më të fundit


Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ministrat se kush shkel në dërrasë të kalbur e ka punën me organet ligjzbatuese.

Kreu i qeverisë u kërkoi ministrave që t’i mbajnë familjarët larg zyrave të shtetit dhe larg fondeve publike.

Kush nuk do të thotë të vërtetën do marrë mbi veten përgjegjësitë, politike, morale, instituconale edhe ligjore nëse koha do vërtetojë të Kuvendit.

Në mbledhjen e parë jap një porosi: Ministër nuk bëhesh vet, të bën kryeministri, por vendin nuk e mbaj unë, duhet ta mbash vetë. Kjo vlen edhe për dyshemenë ku shkel.

Dyshemeja është vetëm ligji. Kush shkel në dërrasë të kalbur punën e ka me organet ligjzbatuese, jo me mua, as me qeverinë, as me partinë.

Kjo është porosia ime. Do t’ju mbështes pa kursim,  do tu mbroj publikisht pa asnjë rezervë kundër çdo agresioni dhe kundërshtari të progresit, do t’ju ruaj edhe shpinën nga çdo erë, por as mua as PS-në nuk do ta ketë mbrapa kush do hedhë qoftë një hap jashtë dyshemesë së ligjit.

Familja ime nuk ka lidhje me punët e shtetit. Do ju kërkoja t’i mbani larg familjet tuaja nga dyert e zyrave të shtetit. Nga fondet publike, dhe nga kërkesat e të tretëve, qoftë kushërinj apo krushq”, tha Rama.



Skip to toolbar