Rama pas thirrjes së naftëtareve: Dilni që të bisedojmë!

AKTUALITET

Kryeministri Edi Rama i ka bërë sërish thirrje grave naftëtare të dalin nga greva për herë të dytë në disa ditë.

Sot gratë naftëtare që prej 7 ditësh janë në grevë në ambientet e rafinerisë së Ballshit i kanë bërë apel Ramës që të shkojë aty dhe t’u japë zgjidhje. Por ky i fundit kërkon që fillimisht naftëtaret të dalin që të bisedojnë.

Rama thotë se hallin e naftëtarëve nuk e ka shkaktuar qeveria dhe nuk zgjidhet me presion e ultimatume.

Ai thotë se qeveria s’ka shkop magjik, por vullnet për të lehtësuar situatën.

STATUSI NGA EDI RAMA

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i  lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.

— Edi Rama (@ediramaal) October 21, 2020

Skip to toolbar