Rama për Metën: Këtë që bëri sot, nuk e ka bërë as Saliu! S’ka kapacitet moral e mendor

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër deputetes Rudina Hajdari, e cila vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar të ndërpritet kjo seancë plenare, ku do të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Rama tha se nuk i shkon një gjuhë e tillë një nëne, një gruaje dhe një përfaqësueseje të Parlamentit.

Por, sipas kryeministrit, deputetja Hajdari nuk ka faj, pasi shembullin negativ e jep i pari Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që sipas tij, nuk ka kapacitetin mendor dhe moral të përmbahet edhe kur është në krah të një përfaqësuesi të huaj. Me këtë, Rama nënkupton deklaratat e forta të Presidentit sot, gjatë konferencës për shtyp me homologun e tij të Bosnje-Hercegovinës.

“Nuk ka asnjë problem të më sulmoni mua, jam mësuar me origjinalin, kopjet s’më bëjnë fare përshtypje. dëgjova një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një grua nuk mund ta ketë, një nënë nuk mund ta ketë, një përfaqësuese e Parlamentit nuk mund ta ketë. Por cfarë faji mund t’i vë unë kësaj zonje, kur shembullin më negativ sot e jep Presidenti, që nuk ka kapacitetin moral dhe mendor që të përmbahet të paktën kur ka një përfaqësues të huaj në krah. Këtë nuk e ka bërë as Saliu”, tha Rama.



Skip to toolbar