Rama përshëndet studentët në Akademinë Ushtarake në New York

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama teksa gjendet në New York, ka publikuar pamjet e vizitës së tij në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Në këtë video kryeministri Edi Rama prezantohet para qindra studentësh të akademisë ushtarake.

Pas përshëndetjes së Ramës, studentët e Akademisë Ushtarake kanë shpërthyer në brohoritje ku nuk kanë munguar as ngritjet e karrigeve në ajër në shenjë festimi.

“Unë këtu u garantoj kadetëve një leje kalimi pa pagesë për t’u përdorur në ditën e kolombit në fundjavë”, shprehet Rama, ndërsa studentët nuk përmbahen dhe fillojnë brohoritjet dhe përqafimet nga lumturia.“MIRËMËNGJES dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në West Point, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju-Jork për të marrë pjesë në javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.



Skip to toolbar