Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se Rama del si preferencë mbi PS. Më tej, Minxhozi u shpreh se debatet mund t’i interesojë më tepër debati publik me Ramën jo vetëm për një qeverisje 4 vjecare, por për 3 mandate. Minxhozi u shpreh se kërkon debat, ai që nuk është votuar asnjëherë referuar kandidatit Lapaj.
“Në një fushatë do të maksimalizosh të gjitha asetet dhe rrethanat. Rama del rregullisht një 10 piksh mbi PS si preferencë. Edhe në PD Berisha ka kuota më të larta se partia. Kjo është një e vërtetë historike, por jo e tashme. Ka qenë dikur por nuk është tani. Problemi është se cila palë ka interes dhe nuk po e përdor dhe të shtyjë drejt debateve. Teorikisht është opozita. Qeveria ka tendencë humbje, ndërsa opozita mund të bëj bilancin e 12 viteve dhe mund t’ja numëroj nga fillimi në fund. Rama e di që nuk do përgjigjet për katër vjet por për 3 mandate. Opozita do të duhet të kishte interesin ta përdorte. Sot koalicioni opozitar ka 24 parti të listuara por ka dy tre sigla përvec PD që kanë një vlerë. Askush ne opozitë nuk e ngacmon idenë e debatit, i vetmi që e kërkon është ai që nuk është votuar asnjëherë Lapaj. “