Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se e mërkura (sot), është shpallur ditë zie kombëtare dhe shpjegoi se përse nuk mund të caktoheshin 3 ditë zie. Ai tha se kjo tragjedi do të duhej të kishte tre ditë zie kombëtare por kjo është evituar për shkak të simbolikës që mbartin dy ditët në vijim.
“Vendimin për ditën e zisë kombëtare dhe këtu dua të shpjegoj se kjo ditë duke qenë se pararend dy ditët e festave kombëtare. na e ka bërë të pamundur që të ishte më shumë se sa një ditë zie.
Do kishim dashur të ishin 3 ditë zie, duke pasur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të kësaj tragjedie që deri në momentin që flasim ka marrë 24 jetë njerëzish”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se të gjithë ata që duan të ndihmojnë banorët e prekur nga tërmeti duhet të depozitojnë ndihmat e tyre në përmes aplikacionit E Albania.
“Kemi përgatitur një adresë të vetme në platformën E Albania për të gjitha ndihmat e dhe kontributet e cila mundëson inventar dhe transparencë të plotë. Ajo ka tre rubrika, njëra është rubrika e dhurimit online të çfarëdo shume që i lind në zemër secilit”, tha Rama.