Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga Unaza e Madhe, një nga veprat infrastrukturore më të rëndësishme të realizuara në kryeqytet, e cila ndihmon në qarkullimin e automjeteve.
Unaza e Madhe, një projekt prej 28.7 kilometrash i gjatë, që lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, u çel plotësisht për kalimin e mjeteve më 30 dhjetor 2024.
Unaza e Madhe e Tiranës është projekti më i madh infrastrukturor në kryeqytet, i finalizuar brenda afateve. Ky projekt çliron Tiranën nga trafiku dhe do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonomi, pasi vlera e pasurive të paluajtshme në këtë zonë është dyfishuar, duke shkuar në 1 200 euro/m², nga 600 euro që ishte para nisjes së ndërtimit të kësaj autostrade.
Për realizimin e projektit janë spostuar mbi 654 ndërtesa. Ajo është e kategorisë “A”, urbane dhe me ndriçim apo edhe zona të gjelbra.