Rama-qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania.

“Është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar falas.

Postim i kryeministrit Edi Rama:

????‍????????‍???? Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS ????????????‍????????????‍????

???? Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës✋



Skip to toolbar